Build with AI:
From Website to VR
Këtë vit, KED Summer School vjen me një program 2-javor: Nga ideja në projekt. Nga projekti në përvojë.
Programi është ndërtuar në dy javë që lidhen natyrshëm. Në javën e parë, nxënësit mësojnë si të zhvillojnë një ide, ta strukturojnë qartë dhe ta kthejnë atë në projekt digjital.
Në javën e dytë, projekti shkon një hap më tej. Nxënësit e kthejnë atë në një përvojë më vizuale, kreative dhe immersive, duke e eksploruar në 3D/VR.
From idea to immersive project
Nxënësit ndërtojnë hap pas hapi: plan, website, interaktivitet dhe pastaj skenë 3D/VR.
Një program që prindërit e kuptojnë dhe nxënësit e shijojnë.
Programi është ndërtuar për të qenë praktik, i sigurt dhe i qartë. Nxënësit nuk mësojnë vetëm teori. Ata krijojnë projekte konkrete dhe mësojnë si ta përdorin AI-në si ndihmës për ide, dizajn, kod dhe zgjidhje problemesh.
AI si bashkë-krijues
Nxënësit mësojnë si të përdorin AI-në për ide, pyetje më të mira, strukturim të mendimit dhe zgjidhje problemesh gjatë krijimit.
Web skills reale
Nxënësit kuptojnë si ndërtohet një faqe nga fillimi: nga struktura, pamja dhe përmbajtja deri te funksionet e thjeshta interaktive.
Kalimi në 3D/VR
Në javën e dytë kalojnë nga një projekt në ekran në një përvojë më vizuale dhe immersive, ku ideja mund të eksplorohet në 3D/VR.
Si rrjedh shkolla verore?
Dy javë të lidhura natyrshëm: fillimisht ndërtojmë bazën e projektit digjital, pastaj e zgjerojmë atë në një përvojë 3D/VR.
Java 1: Nga ideja në projekt digjital
Nxënësit mësojnë si ta marrin një ide, ta planifikojnë, ta dizajnojnë dhe ta kthejnë në një projekt digjital të qartë, funksional dhe të prezantueshëm.
AI Explorer
Hyrje në AI, eksplorim idesh dhe zgjedhja e temës së projektit.
Sketch Lab
Planifikim i projektit, skicë vizuale, strukturë dhe ndarje e përmbajtjes.
Build Lab
Ndërtimi i versionit të parë të projektit me pamje të qartë dhe elemente vizuale.
Interactive Lab
Shtimi i elementeve interaktive, si butona, quiz ose funksione të thjeshta që e bëjnë projektin më aktiv.
Demo Day
Finalizim, testim dhe prezantim i website-it para grupit.
Java 2: Nga projekti në përvojë 3D/VR
Nxënësit përdorin projektin e javës së parë si bazë dhe e kthejnë atë në një eksperiencë 3D/VR më vizuale, kreative dhe immersive.
Hyrje në 3D/VR
Nxënësit kuptojnë si funksionon një përvojë 3D/VR dhe krijojnë ambientin e parë vizual.
3D World Building
Nxënësit ndërtojnë ambientin me objekte, hapësirë, dritë, ngjyra dhe elemente vizuale.
3D Interactivity
Objektet bëhen më të gjalla me lëvizje, reagime dhe ndërveprime të thjeshta.
Quest 3 Testing
Testim i përvojës, marrje feedback-u dhe përmirësim i detajeve para prezantimit.
VR Demo Day
Finalizim dhe prezantim i eksperiencës 3D/VR para grupit.
Çka krijon nxënësi në fund?
Çdo nxënës del me diçka konkrete. Jo vetëm njohuri, por projekt që mund ta hapë, ta tregojë dhe ta shpjegojë.
Website ose mini web app
Një projekt digjital me strukturë, dizajn të qartë dhe një element interaktiv. Nxënësi e ndërton hap pas hapi dhe e përgatit për prezantim.
Mini 3D/VR web experience
Një eksperiencë 3D/VR me ambient, objekte, ngjyra dhe ndërveprim të thjeshtë. Projekti përgatitet si pjesë finale e rrugëtimit.
Për prindër
- Program beginner-friendly. Nuk kërkohet përvojë paraprake në kodim ose dizajn.
- Fëmijët mësojnë duke ndërtuar, jo vetëm duke dëgjuar teori.
- AI përdoret me kujdes: nxënësit mësojnë ta kontrollojnë dhe ta kuptojnë rezultatin.
- Projekti final prezantohet në fund, duke zhvilluar edhe aftësi komunikimi.
Për nxënës
- Do të krijosh projektin tënd digjital me AI si ndihmës kreativ.
- Do të mësosh si ndërtohet një projekt digjital në mënyrë praktike.
- Do të ndërtosh një botë të vogël 3D që hapet në browser.
- Do ta testosh eksperiencën në 3D/VR dhe do ta prezantosh në Demo Day.
Shembuj projektesh
Nxënësit mund të zgjedhin temën e vet, por projekti mbahet i thjeshtë që të përfundohet mirë.
Gati për një verë me AI, web dhe VR?
Build with AI: From Website to VR është për nxënës që duan të krijojnë diçka reale. Fillojmë me ide, vazhdojmë me projekt digjital dhe përfundojmë me një përvojë 3D/VR.